Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku janë lënduar dy persona – vozitësi dhe pasagjeri.
Deri te aksidenti ka ardhur pasi i dyshuari nga pakujdesia dhe duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, ka humbur drejtimin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Të lënduarit pas aksidentit, me ndihmën e kalimtarëve të rastit, dërgohen në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë, ku pas kontrollit mjekësor për shkak te lëndimeve të marra pasagjeri dërgohet në QKUK- Prishtinë për trajtim mjekësor të mëtejshëm”.