Një person në Ferizaj është sulmuar nga një person me thikë.
Viktima ka pasur lëndime trupore ku është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Ferizaj e më pas në QKUK.
Në lidhje më këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia po e heton rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) duke i shkaktuar lentime trupore. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Ferizaj e më pas në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.