Lëndime të lehta trupore ka pësuar një fëmijë pasi i njëjti është goditur me elektroshok nga i dyshuari po ashtu i mitur.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.
Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një elektroshok, i cili dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.