Një person në Ferizaj thuhet se ka dalë nga shtëpia të premten dhe nuk është kthyer më.
Policia për rastin në fjalë është njoftuar nga vëllai i viktimës.
“Ankuesi mashkull ka informuar se vëllai i tij, viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.