Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubim Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.
Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubim Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar.
Kurse, në Mitrovicën e veriut, ankuesi mashkull i Kosovës ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Njësia policore është duke hetuar rastin.