Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Serbisë, pasi që në hyrje në territorin e Republikës së Kosovës, zyrtarit policor në kufi i ka ofruar një kartëmonedhë prej 10 euro për të lejuar pasagjerin pa dokumente të nevojshme antiCOVID– 19, të hyjë në Kosovë.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 08:40, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që në hyrje në territorin e Republikës së Kosovës, zyrtarit policor në kufi i ka ofruar një kartëmonedhë prej 10 euro për të lejuar pasagjerin pa dokumente të nevojshme anti-COVID– 19, të hyjë në vendin tonë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.