Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se një person në fshatin Shurdhan në Gjilan ka shkaktuar një vetëaksident me traktor, duke humbur jetën.
Policia njofton se i njëjti duke drejtuar një traktor me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin dhe si pasojë e rrokullisjes ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Raporti i plotë:
VET AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Shurdhan, Gjilan 26.10.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Bota sot