Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm që të kalonin kufirin, kundrejt fitimit.
Sipas bluve, arrestimi i tij u bë në autostradën Kalimash-Morinë gjatë kontrollit në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij tip "Hyundai", emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".