Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh njofton se ka arrestuar një person për dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Prishtinës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi (nga fillim viti) ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.