Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar një person për shkak të ushtrimit të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur në komunën e Rahovecit, ndërsa i dyshuarit në fjalë ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.