Dolën sot në Gjykatë pronari dhe shoferi i kamionit ku u gjetën 45 kg heroinë mbrëmjen e 25 tetorit 2021.
Me pranga në duar ata janë sjellë me makinën e policisë në Gjykatë.
Sasia prej 45. 54 kilogram heroinë e sekuestruar në Portin e Durrësit kishte si destinacion Italinë dhe dyshohet se pritej atje nga tre grupe të ndryshme kriminale.
15 pako me heroinë kishin mbishkrimin 'banane', 7 pako me kryq të bardhë dhe 21 pako të tjera shirit të zi.
Në pranga për tentativën e trafikut përfunduan bizmesmeni Arian Çerma e shoferi Olgert Duda.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/29/auto_-640-0-ccf1fd41ca7507fdbe14581955dc14651635491432.jpg)