Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar një femër nga Kosova bashkë më fëmijën e saj të mitur që kërkonin lëmoshë.
Më pas, ajo është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i policisë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS
Prishtinë (NN) 28.10.2021 - 13:00. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare bashkë me fëmijën e saj të mitur, duke kërkuar lëmoshë. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Bota sot