Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Vushtrri, vdes një 36-vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Vushtrri, vdes një 36-vjeçar

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Sonte, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçare.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Policia e Kosovës në një njoftim për media.

Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat