Sot rreth orës 01:05, Policia e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal në fshatin Kosinë të Ferizajt, disa persona janë duke zhvilluar aktivitet joligjore, duke luajtur bixhoz.
Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë identifikuar lokalin e dyshuar, ku aty kanë hasur tetë persona duke luajtur bixhoz.
“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin si dëshmi materiale, të 405 çipave që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz, poashtu një fletore që të dyshuarit ishin duke e përdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjshme, të cilat janë konfiskuar”, njofton policia.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të gjithë personat e dyshuar, me inicialet (J.S 23 vjeçar, A.I 25 vjeçar, B.I 33 vjeçar, A.T 28 vjeçar, A.B 34 vjeçar, M.R 51 vjeçar, R.M 33 vjeçar dhe S.M 38 vjeçar), janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejmehetimore.