Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.
Në këtë aksident, janë përfshirë tri vetura.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.