Gjashtë persona janë lënduar nga një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura, kështu ka bërë të ditur Agron Borovci, nga zyra për informim në Policin e Kosovës.
“Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen “Prishtinë – Podujevë” respektivisht në fshatin Vranidoll. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërkaq gjashtë persona janë lënduar.
Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjej.