Arrestohet një person në Han të Elezit për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Han të Elezit për dhunë në familje

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 17:23
Ilustrim

Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën "Xhemsedin Suma" në Hani Elezit është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.M (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes  së tij me inicialet A.M (F/K) e moshës 36 vjecare.

Ai i ka shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin.

I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat