Aksident në 'Rrugën e Kombit', plagosen tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në 'Rrugën e Kombit', plagosen tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 19:28
Ilustrim

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, ku si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Burime për media, bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

"Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, automjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh.P., ku si pasojë kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi P.Ll., i cili ishte pasagjer në njërin nga automjetet."- njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat