Një rast 'Dhunë në familje' është raportuar në 24 orëshin e fundit në Fushë-Kosovë.
Ankuesja femër ka raportuar se e dyshuara (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri.
Viktima me këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.
Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.