Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e 21 tetorit në Pejë.
Viktima ka prezantuar prova se i dyshuari vazhdimisht e mban në shtrëngim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë, 21.10.2021 – 16:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij femër kosovare. Viktima ka prezantuar prova për këtë gjë se në mënyrë të vazhdueshme i dyshuari e mban atë në shtrëngim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.