Tetë persona të dyshimtë janë arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Kosine të Ferizajt.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të jashtëligjshëm”.
Të njëjtit dyshohet se ishin duke zhvilluar aktivitet të jashtëligjshëm të bixhozit.
Si prova materiale janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.