Një 54-vjeçar mbeti i plagosur rëndë si pasojë e goditjes me grushte një 37-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Llukan Prifti" të Kuçovës.
Shtetasi me iniciale S.S., banues në lagjen "Tafil Skëndo" dhe i dënuar më parë për vjedhje, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin K.G., duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Policia arrestoi autorin e plagosjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.