Një person është therur me thikë në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Kjo pas një përleshje që ka ndodhur mes disa personave aty.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj tha se i lënduari është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës.
“Perleshje mes qytetarëve në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi”- Gjakovë. Rreth orës 11:30. Është përdorë mjet i mprehtë (thikë).Të lënduar janë dy persona”.
“Njëri është transferuar në spitalin Rajonal”Isa Grezda”, tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor. Në vendngjarrje ka dalë policia. Hetimet janë në zhvillim. Ju njoftojmë më të njohurat e tjera”.