Policia Rajonale në Ferizaj ka gjobitur një qytetar me shumë 150 euro dhe dy pikë negative, pasi i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion duke bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj.
Nëpërmjet një komunikate, policia bëri të ditur se informatën për këtë e ka marrë nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
“Policia, e ftoi qytetarin S.B (M/K) 61 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatën e policisë.
Tutje, Policia e Kosovës ka inkurajuar qytetarët, që në raste si kjo dhe për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë menjëherë policinë.