Rrihen katër persona mes vete në Mitrovicën e Veriut

Kronikë e zezë

Rrihen katër persona mes vete në Mitrovicën e Veriut

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Katër kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrahur mes vete në Mitrovicën e Veriut.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët  kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat