Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga Forca e Posaçme “Shqiponja” për armëmbajtje pa leje. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
"Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave ndjekjeje, kanë kapur dhe prangosur shtetasin Sh. M, 36 vjeç, banues në Tiranë" njoftoi policia.
Gjatë kontrollit të çantit të dorës, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.