​Arrestohet një 16-vjeçar për grabitje në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një 16-vjeçar për grabitje në Ferizaj

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një 16-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi që grabiti një çantë me dokumente para nga një femër.

Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka treguar se mbrëmë dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu një femër dhe një tjetër me forcë grabiten nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 eurove.

Mbrëmë rreth orës 20:35 , stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në rr. ‘Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i grabitjes. Në lidhje me këtë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu viktimën femër , kosovare dhe tjetri i dyshuar , me forcë i grabit nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro. Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur. I dyshuari, arrestohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatën për medie.

Tutje thuhet se “Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë , për procedura të mëtejme hetimore, në kërkim edhe të dyshuarit të dytë”.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar dhe lavdëruar qytetarët , për guximin dhe shembullin e treguar , për ndihmën e ofruar qytetares dhe ndalimin e të dyshuarit gjatë grabitjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat