Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në segmentin rrugor të fshatit Shupkovc.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë tetë persona.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se në aksident të përfshirë janë një kamionetë dhe një veturë.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente.