Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 18-vjeçarit Sh. U. , i cili dyshohet se gjatë muajit shtator ka dhunuar një 13-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.
“Sot në mëngjes është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji”, ka deklaruar Shkodra.
Ndryshe,të mërkurën është raportuar lidhur me rastin e dhunimit të 13-vjeçares nga 18-vjeçari në Gjilan.