10 persona të lënduar pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kronikë e zezë

10 persona të lënduar pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

10 persona janë lënduar, gjashtë prej të cilëve janë të mitur, pas një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave me targa vendore.

Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, drejtues i njërës nga veturat është kyçur në mënyrë të pa sigurt.

Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat