Po kërkohej për vjedhje, arrestohet 32 vjeçari nga Mitrovica

Kronikë e zezë

Po kërkohej për vjedhje, arrestohet 32 vjeçari nga Mitrovica

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se në orët e pasdites së sotme ka realizuar ekzekutimin e një urdhërese të lëshuara nga gjykata.

“Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari G. S., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Vjedhje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat