Policia në Klinë ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se vodhën pesë nxehëse elektrike në në shkollën fillore “Nëna Terezë” në fshatin Budisalc-Klinë.
Ata kanë njoftuar se hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, pas një pune operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë, katër (4) persona të dyshuar, tre (3) nga ta persona të mitur.
Të dyshuarit janë intervistuar, në prezencën e avokatit, prindërve dhe punëtorit social.
Të njëjtit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer përfaqësuesit të shkollës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt.