Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një oficer 26 vjeçar i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se është vënë në pranga oficeri i njësisë FAST, Sokol Fana, 26 vjeç i cili ka kërkuar para nga një shtetas me iniciale K.H.
Fana kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij FAST për llogari të drejtësisë italiane duhet ti pagunte Fanës 7 mijë euro, i cili pas verifikimeve rezulton se nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane.