Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar.
Sipas uniformave blu është prangosur nga efektivët e Komisariatit nr.5 A. M, 24 vjeç.
I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M, 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij,” thuhet në njoftimin e policisë.