Fajde në Obiliq: I mori 3 mijë euro për t’i kthyer mbi 6 mijë

Kronikë e zezë

Fajde në Obiliq: I mori 3 mijë euro për t’i kthyer mbi 6 mijë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 euro për t’i kthyer 6,000 euro.

Por shuma ka ardhur duke u rritur dhe i dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Obiliq, 04.11.2021 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 € për t’i kthyer 6,000 €, por shuma ka ardhur duke u rritur. I dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat