Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë një e mitur e moshës 15 vjeçare kishte shkuar për të lindur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Delija” dje rreth orës 15:00.
“Raportohet se, viktima femër e 15 vjeçe ka shkuar për të lindur. I dyshuari mashkull i cili bashkëjeton me viktimën nuk është hasur nga policia. Si dëshmitar është intervistuar babai i viktimës”, thuhet në raport.
Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.