E theri në abdomen të dashurin e saj, dalin detaje për ngjarjen në Ferizaj

Kronikë e zezë

E theri në abdomen të dashurin e saj, dalin detaje për ngjarjen në Ferizaj

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurës E.H. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

Gjykata vlerëson se “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 5 nëntor 2021, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin P.A. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nxjerr një thikë, të cilën paraprakisht e kishte marr me vete nga shtëpia e saj dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin një herë në pjesën e abdomenit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti më pas detyrohet të kërkojë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton gjykata.

Për rastin ka njoftuar dje policia, duke theksuar se e dyshuara për shkaqe xhelozie  e ka therur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull, të dashurin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat