Një person është arrestuar në fshatin Molliq të Gjakovës.
Pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.