Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Sibovc.

Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje.

Borovci theksoi se si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Borovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat