Arrestohet një person në Ferizaj, i konfiskohet edhe një armë zjarri

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj, i konfiskohet edhe një armë zjarri

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit në 00:30, derisa ishte në një pikë kontrolle në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër pikës së karburantit ‘’Hib Petrol’’, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, shoferin dhe dy pasagjerë, për kontroll.

“Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave,  njërit pasagjer me inicialet E.B ( M/K) 35 vjeçar, iu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 fishek”.

Në lidhje me këtë, policia të tre personat i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

“Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore dhe i dyshuari është liruar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat