Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 09:15
Foto

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme që ka ndodhur në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, gjashtë persona janë përleshur mes vete duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar  ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, thuhet në raport

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat