Katër persona ndalohen për vrasje të mbrëmshme në Gjilan

Kronikë e zezë

Katër persona ndalohen për vrasje të mbrëmshme në Gjilan

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, tani të dyshuarit V.H., B.K., A.S. dhe E.N., pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm me armë zjarri në Gjilan, në të cilin tani i ndjeri E.R., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, nga kjo ngjarje është plagosur edhe i dyshuari V.H., i cili është duke u trajtuar në QKUK, nën mbikëqyrjen dhe sigurimin e njësiteve policore.

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë rast dyshohet se ka qenë i involvuar edhe një person tjetër, i cili për momentin gjendet në arrati.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit E.R. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, ndaj të dyshuarve të lartshënuar brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat