Një rrahje mes dy grupeve të ndara ka ndodhur dje në Ferizaj.
Sipas raportit të policisë, gjashtë persona, të ndarë në dy grupe për motive ende të panjohura janë përfshirë në përleshje me ç’rast kanë pësuar lëndime të gjithë dhe u është ofruar tretman mjekësor.
Me aktvendim te prokurorit kujdestar, katër prej te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor .
Rasti është duke u hetuar.