​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, pasditen e sotme rreth orës 15:00 ka arrestuar një person me inicialet I.T (M/K) i moshës 24 vjeçar.

Sipas njoftimit ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej gashtë (6) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat