Policia në Mitrovicë ka sekuestruar një armë në orët e mbrëmjes së datës 9 nëntor 2021, duke realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore.
Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kqiq të Mitrovicës, me ç’rast në shtëpinë e të dyshuarit A. Sh., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishek.
Arma dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.