Një nënë raporton në polici se është zhdukur djali i saj

Kronikë e zezë

Një nënë raporton në polici se është zhdukur djali i saj

Nga: H.O. Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 10:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë me dije se është zhdukur një person në Prishtinë. Një nënë është ankuar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Sipas policisë, kjo nëna ka raportuar pesë ditë më parë për zhdukjen e djalit të saj.

Ky rast po hetohet ende.

Raporti i policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Prishtinë, 05.11.2021 - NN.  Ankuesja  femër kosovare ka raportuar se, djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat