Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka realizuar sot një urdhër-kontroll në tri lokacione gjatë së cilës janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë falsifikuar para.
Personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikanë të falsifikuar në një këmbimore.
Rasti është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NJRHKEK – Gjakovë.
Të dyshuarit H.SH (1987), L.Q. (2003) dhe H.L. kanë vënë në qarkullim dollarë amerikanë të falsifikuar.
Ata me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga NJRHKEK Gjakovë.