Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, kanë arrestuar një 36 vjeçar me inicialet P.L.
Sipas njoftimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’’, me dënim burgimi prej 35 ditëve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.