Një burrë nga Kamenica ka raportuar se në fushë kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes.
Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, thuhet në raport.