Këmbësorja goditet nga vetura

Kronikë e zezë

Këmbësorja goditet nga vetura

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Policia ka bërë të ditur se më tetë nëntor në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren, një veturë e kishte goditur një këmbësore, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Vozitësi i automjetit e kishte dërguar viktimën në Spitalin e Prizrenit, ndërsa rasti nuk ishte raportuar në polici.

Në njoftimin e policisë thuhet se “me datën 09.11.2021, këmbësorja ka raportuar  rastin e  aksidentit ne NJRKRR në Prizren, ku si sipas raportit mjekësorë këmbësorja kishte lëndime te renda frakturë, në krahun e majte. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori Kujdestarë ne Prizren”.

“Pas një pune operative hetimore te njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit Mercedes C 180,pa targa regjistrimi i cili ishte pjesëmarrës ne trafik dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me ketë rast janë kryer te gjitha procedurat ligjore dhe  ne konsultime me Prokurorin e shtetit, rasti shkon ne procedurë”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat